16.3.13

NDOSHTA



...e shihni çka shoh?
si mundeni të mos e shihni
nëse jo?

është në ngjyrë të bardhë
ndoshta në ngjyrë si të bardhë
apo paksa e zbardhur
paksa si e zbardhur
por të jetë e tillë do të thotë
ngjyrë tjetër dikur ka qenë
e zezë e zbardhur
por pak më e errët ndoshta
e jo ndoshta
po natyrisht më e errët...
e unë s’mund ta di...

jo...jo...
qënka në ngjyrë të zezë
ndoshta në ngjyrë si të zezë
apo paksa e errët
paksa si e errët
por të jetë e tillë do të thotë
ngjyrë tjetër dikur ka qenë
e bardhë e nxirrosur
por pak më e hapur ndoshta
e jo ndoshta
po natyrisht më e hapur...
e ju s’mund ta dini...

po ndoshta sytë i kam të lodhur
a ndoshta i keni....
e ajo që shoh është krejt pa ngjyrë
e pangjyrë
e pangjashme me çka shoh
e ndoshta
me çka më vonë do të shihni...
prandaj...

(11 Shkurt, 2013)
©Artan Gjyzel Hasani