16.3.13

PERTEJ…



ne kurrë s’jemi takuar, 
jemi flaka dhe hiri…
por të pashë në ëndërr 
dhe vetëm për një çast 
që andej të mora...
dhe ishte aq bukur...
dhe ishe aq e bukur
dhe ëmbël më puthe 
kur pranë t’u afrova…
dhe ike bashkë me ëndrrën
kur dremitja e tij të thirri…

o Zot, ç’bekim,
të të duan kaq shumë!
të të duan si unë…
o Zot ç’mallkim!
………………………………………………
ëndrrën e një tjetri padashje vodha
ndërsa po flija i qetë gjumin tim…

Janar, 2013
©Artan Gjyzel Hasani